Takimi i Brezave, 14 Gusht 2010 - Njoftim per Mediat
2010-08-11 05:52:24

 

Të nderuar miq

Përshëndetje

Ju informojmë se ditën e Shtunë, më datë 14 Gusht 2010, ora 17.00, në fshatin Nivicë të rrethit Tepelenë, do të zhvillohet “Takimi i Brezave”, ku përurohet busti i luftëtarit të madh Hodo Nivica.

Në këtë aktivitet janë ftuar dhe marrin pjesë, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, z. Genc Ruli, deputetë të Qarkut Gjirokastër, kryetari i Komunës Kurvelesh, Asqeri Hodaj, kryetari i Shoqatës Nivica, Subi Çako, kryeplaku i Nivicës, Nuredin Breshaj si dhe kryepleqtë e Kurveleshit, Buzit, Kuçit, etj.

Pas ceremonisë do të zhvillohet një program artistik ku marrin pjesë këngëtarë si Jona Kapllanaj, Grupi Polifonik të të Rinjve Progonat, një orkestër profesioniste me pjesëmarrës nga Greqia dhe zonat e Jugut, etj.

Festa do të vazhdojë në mbrëmje dhe gjatë gjithë natës.

Në emër të kryetarit të Shoqatës Nivica, Subi Çako, jeni të ftuar të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj në këtë aktivitet.

Në dispozicionin tuaj, do të jetë një automjet i cili do të bëjë transportin tuaj vajtje-ardhje. Nisja bëhet nga qendra e qytetit Gjirokastër në orën 14.00.

Shkarkoni Flash Player per te pare kete animacion.