Nderohet luftetari Hodo Nivica
2010-08-17 06:03:48

NIVICË, 15 Gusht 2010 - Nderohet me një bust në vendlindjen e tij luftëtari, Hodo Nivica.

Iniciativa ka qenë e Shoqatës "NIVICA", për të lënë "të gjallë" kujtimin e prijësit popullor që udhëhoqi kryengritjet antiosmane kundër reformave te Tanzimatit, krahas Zenel Gjolekës, Çelo Picarit e Tafil Buzit në Shqipërinë e Jugut përmasat e të cilës patën jehonë deri në Podgoricë të Malit të Zi.

Për të nderuar eventin, në ceremoni kanë marrë pjesë banorë të zonës, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Ceremonia është parë edhe si një rast i mirë për t'u mbledhur në vendlindje jo vetëm djemtë e Nivicës, të larguar nga fshati këto 20 vitet e fundit por edhe për ata që kanë emigruar më herët, brenda e jashtë vendit.

Në një atmosfere festive, bustin e zbuloi mbesa e Luftëtarit te madh, Znj. Lavdie Beqohitaj.

Kryetari i shoqates Nivica, z. Subi Çako deklaroi para të pranishmëve se "kishim dëshirë për të sjellë në vendlindje eshtrat e Hodo Nivicës”.

“Për këtë, - vijoi z. Çako, - u bënë dhe përpjekje duke shkuar në fshatrat Spuzë e Zur të Podgoricës, ku mendohet se është vrarë, Hodo Nivica.

Në pamundësi të gjetjes së eshtrave, vendosëm t'u dhurojmë bashkëfshatarëve këtë bust, në kujtim të heroit, vepër e skulptorit Pjerin Kolnikaj, - tha z.Çako.

Festimet vazhduan deri në orët e para të mëngjesit të shoqëruara edhe nga atmosfera që u krijua me këngëtarët e ftuar në fshatin e Hodo Nivicës.

Shkarkoni Flash Player per te pare kete animacion.