mesazh urimi

Autori : Shefi Bejo Bresho | Emaili autorit : gretabresho@yahoo.com | 2009-01-23 12:25:56

Per librin "Nivica pertej historise se njohur" te dr.Irfan Ceka. Kushdo qe merr mundimin e vihet ne sherbim te nivices, ne cdo lloj drejtimi, kryen nje detyrim moral ndaj vendlindjes, ve nje gur me teper ne kalane e historise se saj. Pasi e mbarova se lexuari kete studim historik gjuhesor, jua rekomandoj te gjithe bashkefshatareve niviciote e me gjere, qe ta marrin, ta lexojne , ta studiojne, te gjejne pozicionin e tyre ne sherbim per nivicen, per ta vleresuar, pasuruar e trasheguar nje brez me tej, ashtu si na ka ardhur historia e nivices neve deri me sot brez pas brezi. E vleresoj studimin. Pune e gjate dhe e lodhshme, por me nje krenari emocionale, autori arriti te na jape nje studim te plote, per vendlindjen tone, Nivice. Kjo na ve para detyrimit moral, ate te marrjes, shperndarjes dhe njohjes se ketij studimi historik, te organizojme debate diskutime per t'i plotesuar ndonje mangesi, pasaktesi apo harrese. Historia e nivices eshte e gjalle dhe flet vete, por ajo duhet shkruar nga ne. Irfan Ceka eshte njeri nga ne, qe i shtoi faqet e shkruara te kesaj historie. Vleresim dhe mirenjohje per autorin dhe librin e tij per Nivicen. Ne ne sherbim te Nivices-Nivica ne sherbimin tone, qe na tregon rrugen e jetes. Durres: 23.01.2009

Shkarkoni Flash Player per te pare kete animacion.