Autori : Leonard MICKA | Emaili autorit : leonardmicka@hotmail.com | 2009-07-16 17:33:25
Ju uroj shendet dhe mbaresi gjithe nivicioteve. Nuk dua te merrem gjate me te tjera dhe po hyj drejt e ne teme: Me rasti e 100 vjetorit te shkolles dhe me plotesimin e asaj qe eshte menduar te behet tradite cdo tre vjet takim i brezave eshte menduar qe ne gusht te ezaurohet takimi i dyte.Nga nje mbledhje e zhvilluar sot u debatuan dhe ngelen pa zgjidhje akoma, qe mendohet qe perfundimisht do te marrin rruge ne daten 22/07/09 keto dhe te tjera te sugjeruara nga ju: 1.Daten (pasi u hodhen ide si ne 15-23-30) 2. Zhvillimin e festes ku eshte menduar te filloje te shtunen ne mbazdite dhe te vazhdoje per gjithe naten,por qe mund te ndryshoje. 3.Nje radhe te te vendosur te gjerave qe festa te zhvillohet ne menyre sa me te kendshme dhe dinjitoze ku mund te permend mirenjohje te thelle mesuezve tane, selektimin e disa prej tyre dhe dhenja e nje certifikate mirenjohje ,njerezit sipas jush te cilet duhet te marrin fjalen etj 4.ftesa e grupeve dhe evidentimin e atyre qe do te vine pa leke dhe deshiren per te pasur grupe te caktuara dhe kostot e tyre per pjesemarrje diten e festes 5.fletepalosja qe do te shperndahet duke u nisur nga te vjetrat cfare doni te ndryshoni ose te shtoni per ato qe dini ose per ato qe mendoni se sqendronin ne fletepalosjet e para etj etj etj Dhe ne fund per te bere te mundur kete takim si cdo gje ka nevoje per financim ku pervec disa biznezmeneve te cilet do te kontaktohen te gjithe te tjeret ne baze te mundesive munt te kontribonje per te mbuluar te gjitha shpenzimet si: njoftimet ne tv,gazeta,ndricimin e qendres se fshatit,vendoja e disa autobuzeve tp-nivice per te ftuarit dhe ata qe skane mundesi financiare,orkestren,grupet e ndryshme qe do te vine pasi mendohet qe festa vazhdon gjithe naten etj.etj si dhe realizimi i nje kasete te bukur ku mund ta marrin te gjithe. Z Subi pasi ta lexosh mund te besh ndonje rregullim teknik dhe mendoj ta postosh pasi mund te marresh mendime (shume prej tyre mund te nisen dhe nga eksperjencat e tyre personale ne dhenjen e mendimeve)te ndryshme shume te vlefshme Faleminderit per mirekuptimin