Autori : Agim Rusto | Emaili autorit : agim@rusto.com | 2009-12-06 06:03:41
KUJTESE: Per te gjithe niviciotet dhe banoret e krahines ku ben pjese ky fshat kur thone Nivice, krahas figurave te tjera qe ka nxjerre ky fshat, se pari nenkuptojne Hodo Nivicen si krye kapedan jo vetem i ketij fshati por se bashku me Gjolek Kuçin per gjithe Laberine.. Por ne fakt realiteti tregon tjeter gje, çdo vizitor ne kete fshat ne mes te sheshit te tij do te shikoje vetem bustin e heroit te luftes kunder fashizmit, kosovarit Xheladin Beqiri, ndersa per Hodo Nivicen i cili luftoi per rreth 19 vjet kunder pushtuesit turk nuk do te gjeje asnje gjurme. Ky paradoks e ka prejardhjen nga sistemi qe kaluam pasi vendosja me te drejte e bustit te Hodo Nivices ne vendin qe i takon duhej te behej shume me pare se vendosja e bustit ekzistues qe shume mire duhej te kishte vendin e vet prane busteve te heronjve te tjere te kesaj lufte ne qytetin e Tepelenes. Ai nuk u vendos as me vone per vete faktin se do te zbehte sado pak figuren e Xheladinit, bile per kete gje u arrit deri atje sa ky sistem nuk mori asnje nisme per terheqjen e eshtrave te Hodos nga dheu i huaj (Shpuze-Mali Zi ) per t΄u prehur ne vendlindje, ne Nivicen e tij te dashur. Nё kёtё kontekst, me gjithё se shumё tё vonuar, gjejmё rastin tu bёjmё thirrje gjithё bashkёfshatarёve tanё si dhe Komunёs sё Kurveleshit tё Sipёrm se do te jete ne nderin e brezit tone tё marrim inisiativёn qё eshtrat e kёtij kapedani tё madh tё tёrhiqen nga Mali i Zi dhe te ngreme njё memorial apo bust nё qёndёr tё kёtij fshati. AGIM RUSTO 06-12-2009