Autori : SHEFI BRESHO | Emaili autorit : gretabresho@yahoo.com | 2009-12-11 14:30:45
12 qershor 1996 Me inciativen e nje grupi te perbere nga Ahmet Sejdiaj,Shefi Bresho,Faik Ceka dhe Cane Matuka, u be e mundur qe niviciotet me banim ne Durres te mblidheshin per here te pare ne nje takim festiv dreke, ne lokalin rreze kalase, permbi bashkine e Durresit,prone e nje cami. Masat ishin marre te mira, me lajmerimet si ne Durres por dhe te ftuar nga Tirana. Ketu ze fill historia e deges se shoqates atdhetare kulturore"Nivica" ne Durres. Nuk beme zgjedhje por nje gje te vecante e vendosem: te mblidheshim vit per vit ne kete date dhe kjo shoqate te quhej shoqata"Hodo Nivica" te cilen e mbajtem dhe e propogandduam nder vite. Edhe takimet si i pari dhe ne vazhdimesi deri me sot i kemi kryer ne muajin qershor per dy arsye kryesore: 1. eshte muaji pervjetor i Hodo Nivices 2. dhe i clirimit te krahines se Kurveleshit nga pushtuesit nazi-fashiste dhe bashkpuntoreve te tyre. Deri me sot jane realizuar 15 takime festa e gosti. Pjesmarrja ka qene e kenaqshme por jo e plote. Fakti qe ne keto takime jemi mbledhur se bashku edhe me banore te Rexhinit qe banojne ne Durres, kane bere qe te organizohemi dhe me gjere, te bashkpunojme me njeri-tjetrin. Sot ne Durres jetojne rreth 50 familje niviciote dhe nga Rexhini 10 familje. Me konkretisht sipas fiseve jane: Dukaj, Dajkaj, Breshaj, Matukaj, Cekaj, Kukaj, Runaj, Dajlanaj, Kokaj, Taraj, Dashaj, Sulaj, Seferaj, Jahupaj, Aliu, Skendaj, Rucaj, Qejvani, Hasanaj. Per perpjekjet e formimit te shoqates se nivices ka sherbyer dhe mbledhja e organizuar ne Tirane me 18.03.2001 ne SH.Q.U.P.,nen drejtimin e bashkefshatarit Hulo Runa ku dhe kemi raportuar per aktivitetin e shoqates" Hodo NIvica" ne Durres. Aktiviteti i deges se Durresit eshte modest por kuptimplote. Vazhdon kerkimi dhe regjistrimi i tere banoreve niviciote ne Durres, shkembimi i vizitave apo interesimi per njeri-tjetrin ka marre rruge te mbare. I gjendemi njeri-tjetrit ne te mira gezime dhe hidherime, jo vetem me Durres por po mundohemi te jemi te mireinformuar per me gjere, si ne Tr Vl. etj.. Takimi final qe persosi organizimin e deges se Durresit ishte ai i 25 majit 2007 ne lokalin Vjosa ne Shkozet, prone e vajzes nga Nivica Dallendyshe Dajlani(Zani) ku me pjesmarrjen e gjere te nivicioteve u zyrtarizua dega Durres e shoqates atdhetare kulturore"Nivica". Aty mbledhjen e drejtoi bashkefshatari Faik Ceka. Moren pjese dhe pershendeten kryetari i shoqates Subi Cako, sekretari Sejdi Brahimaj dhe anetari i kryesise Flamur Micko. Ne mesin e gezimit festiv te ketij takimi i be dhe zgjedhja e kryesise se deges ku kryetar u zgjodh Shefi Bresho, sekretar Bardhyl Tare, nenkryetare Behare Jahupaj dhe anetar kryesie Luan Dajko, Agim Matuka, Myqerem Dajlani, Enver Duka dhe Bylysh Koka. Aktiviteti i shoqates" Nivica" dega Durres do te vazhdoje te zbatoje detyra sipas kushteve, por ajo me kryesore eshte: perfundimi i regjistrimit dhe takimi i brezave qe te zhvillohet ne Nivice, se bashku me 100 vjetorin e shkolles se pare shqipe. Keto aktivitete u realizuan me 26 shtator 2009, por takimi i brezave dhe aktivitetet e programuara te shoqates nuk u realizuan. Niviciotet se bashku me shoqaten e tyre u spostuan nga nje lloj aktiviteti pjesor i pushtetareve lokale, vendore dhe atyre qendrore,dhe Drejtorise Aresimore Tepelene ne bashkpunim me nje te ashtuquajtur komision fshati te cilet nuk arriten te tregojne ashtu sic jane traditat mikpritese e bujare te nivicioteve. KRYETARI I SHOQATES "NIVICA" DEGA DURRES SHEFI BRESHO