FJALA E DREJTORIT TE SHKOLLES NIVICE ME RASTIN E 100 VJETORIT TE SAJ

Autori : LADI BANAJ | Emaili autorit : | 2009-12-16 11:34:58

Vellezer dhe motra, Te nderuar miq qe na nderoni sot me pjesmarrjen tuaj ketu ne Nivicen e traditave te krenarise dhe te djepeve qe I kane dhene emer histories sone kombetare. Kam nderin t’ju uroj mireseardhjen dhe obligimin t’ju pershendes ne emer te kolektivit mesues –nxenes te shkolles tone, qe ndodheni mes nesh ne kete ceremoni festive ,ne kete event kaq te madh, ne kete 100-vjetor te shkolles tone,qe per kete fshat dhe tere krahinen e Kurveleshit aresimdashes jane shume pak. Shuko- drita qe ndeze nuk do te shuhet kurre Te nderuar zoterinj Ministra Tafaj,Ruli,dhe Basha E nderuar zonja Prefekte Como I nderuar Kryetar I Keshillit te Qarkut Z.Culli Zoterinj te pushtetit vendor dhe te ftuar te tjere Dita e sotme zbret si nje dite kremtimi per here te dyte radhazi ne keto shkalle te gurta te shkolles se vjeter . Zbret si nje dite zgjimi mbi guret e memorialeve te atyre qe I kane kushtuar jeten luftes se paepur te Rilindasve tane per shkrim e kendim te gjuhes se nenes. Jane Shuko Dalipi,Sali Nivica,Shaqo Buzo,Bilal Rukia,Magrip Bana etj dallandyshet e para qe na kane mbledhur sot ketu,qe me duart e tyre zhveshen nga mejtepet e Turqise dhe ndezen driten e diturise per shkrimin e kendimin shqip. Kete drite e mbajten ndezur breza te tere mesuesish vendas e jo vendas qe do te duhej kohe ti permendja te gjithe. Me kenaqesi te vecante do te beja nje homazh per te gjithe mesuesit dhe nxenesit e kesaj shkolle qe jeta I ka ndare nga ne Po keshtu edhe ne emrin tuaj shpreh nderim per punen e te gjithe atyre mesuesve jo vendas e qe u perkushtuan per shkollen tone.. Shpreh mirenjohjen per talentet Hulusi Runa,Iljaz Xhebro,Mehmet Shehu,Daut Gumeni,,Veli e Asqeri Hodaj,Halo e Sorkadh Malaj,dhe sa e sa te tjere si Bedri Lopa,Bedri Balili,Fein Xhebro,Merushe Malaj,Zace Veshi,Veledin Micko,Iljaz Bresho,Margarita Cako,Razie Xhaka,Vojsava Dajko,Teuta Shehu,Ylli Merjo e nje plejade e tere. Pas legjendave Sali Nivica e Shuko Dalipi ,per merita te vecanta jane dokoruar me urdhera e medalje shume prej tyre.Edhe nje here mirenjohje e respect te vecante per kete plejade mesuesish te paperseritshem. Shkolla jone nga bangat e saj ka nxjerre nje armate te tere nxenesish te shkolluar te cilet kane vazhduar sukseshem ne rrugen e aresimimit e formimit te tyre dhe dallohen sot ne fusha te ndryshme te jetes. Ka shume prej tyre me grada e tituj shkencore qe per shkollen tone dhe per te gjithe ju jane nder e krenari.Le tju urojme edhe atyre nga ky 100-vjetor suksese me tej. Falenderojme tere komunitetin e fshatrave Nivice,Rexhin e Gusmar per perkushtimin e mbeshtetjen qe I kane bere e I bejne kesaj shkolle. Edhe njehere GEZUAR PER SHUME MOTE SHKOLLA JONE E DASHUR Drejtori I Shkolles 9-Vjecare “Shuko Dalipi” Ladi BANA Nivice,27 shtator 2009

Shkarkoni Flash Player per te pare kete animacion.