Autori : Fredi Xhoshi | Emaili autorit : fredixhoshi@hotmail.com | 2009-12-25 09:02:08
Ju ofrojme nje Recete per nje vit te mbare te gjithe Nivicioteve kudo qe jane : Merrni 12 muaj dhe i pastroni mire e mire nga trishtimi, krenaria e tepert, urrejtja, zilia, frika dhe stresi. Ndani secilin prej tyre ne 28, 30 ose 31 dite sipas rastit, ne menyre qe sasia t'ju mjaftoje per nje vit te tere. Ndonjeren prej diteve pergatiteni ne menyre te veeante duke e ndare ne tri pjese: nje pjese pune, nje qetesi dhe nje gjalleri me humor. Pasi ta keni ndare shtoni mbi secilen: nje luge tolerance, nje fije bon sens dhe nje pike shprese. Mbi masen e pergatitur hidhni shurup dashurie dhe miresie. Filloni dhe punoni brumin duke shtuar nje dore kurajo dhe me pas e piqeni me buzeqeshje dhe me nje filxhan kafe ose çaj sipas rastit. Kjo recete nuk kompensohet dhe as realizohet duke zevendesuar materialet e perdorura. Ate mund ta perdorni vete si dhe mos harroni ta dergoni tek te gjithe njerezit tuaj te njohur. Shijim te kendshem ! Gezuar Vitin e Ri 2010 ! Shendet,lumturi,harmoni dhe vetem gezime ne te gjitha familjet Niviciote ! Ju uron per Kryesine e Shoqats "Nivica" te qytetit te Vlores : Sekretari : Fredi Xhoshi