ARTIKULL GAZETE

Autori : SHEFI BRESHO | Emaili autorit : gretabresho@yahoo.com | 2010-02-12 12:20:45

Per Flamurmbajtesin e Flamurit te cetave e batalioneve te br VI-S, Flamur Micko Mbasi mbaron se lexuari librin me mbresa e kujtime �Midis qiellit dhe tokes meme� te bashkefshatarit tone Flamur Micko,sot ne pension,gjendesh ne nje moment entuziast per ate c�ka shkruhet,por edhe turbullire kujtimesh te tua per Nivicen. Jeta eshte e veshtire,por qe duhet ta vleresosh dhe vet jeta te vlereson ty. Eshte nje liber kujtimesh dhe nje liber qe rrit Flamurin dhe ne nga nje kohe ne tjetren. Eshte nje liber me shume vlera dhe per keto vlera do t�i uroja Flamurit suksese dhe pleqeri te bardhe,ne mes njerezve me te dashur te tij, pse jo edhe ne mes te nderit e respektit te bashkefshatareve niviciote. Me kete rast do t�i uroja nje jete te gjate mbi 100 sepse per c�ka ka vuajtur duhet edhe te gezoje sa me gjate. Per mua, Avniu i vogel u be partizan, jetoi si partizan dhe pleqeron si partizan, por si nje flamur i kuq i nje cete te hershme ne ngjarje,por reale ne aspektin moral,familjar,miqesor e shoqeror. I pelqej sinqeritetin, admiroj qartesine, dua t�i marr vendosmerine dhe t�me jape impulsin e nje faqeje kujtese per te ardhmen. Kur lexon librin, qan dhe qesh, ecen zbathur me opinga apo pa opinga,neper shtigjet e monopatet , brigjet e honet, malet e kanionet, me dhen dhi pela e bageti, me friken e te voglit por edhe me inatin e burrerise,me hallet e jetes, me brengat e kohes, me ose pa prinder, jetim, i kamur apo i varfer, por gjithmone krenar si Flamuri. Ne liber gjen vleresim real te kohes. Edhe pse nga nje fis i kamur, por i rritur jetim e i varfer, fale kurajos qe i jepte kujtimi i babait, apo dores qe ledhatonte ngrohte Flamurin, nena e tij:Xhevo, ate periudhe ne fshat e kaloi me guximin drejt se ardhmes, per t�u bere burre , per te mbajtur mbi shpatulla barren e shtepise dhe per te gezuar nenen e tij, per sakrificat qe beri ajo ndaj kater femijeve te saj, ne mes te njerezve te burrit te saj, por jo fort e perkedhelur nga fati. Ne ecurine e kohes gjen vleresim lufta nacional-clirimtare, si ne rreshtat partizane, ashtu dhe ne fshatin tone, pa asnje lloj diferencimi apo huazimi nga koha. Gjej rastin ta falenderoj edhe per vleresimin ndaj babait tim Bejo Bresho, si nje veteran e pjesmarres ne luften nacional-clirimtare( brenda krahines) qe se bashku me shoke te tjere diten te drejtojne fshatin ne ato kohe te veshtira. Libri eshte i shkruar ne sensin mbresa e kujtime, pa asnje lloj shtese, as plus as minus. Ka anashkaluar politizimin e sotem me te vetmin fakt real: �Nivica jone�, ajo ka qene dhe ky realitet eshte edhe sot me ato tipare e karaktere, si ne mehalla , fise e shtepi. Te gjithe bashke. Kemi vuajtur se ajo kohe ishte. Ju ca me shume, ca nga hallet e nga hidherimi. Mbetet jetim kur s�duhej. E pare ne pergjithesi shtresa jone ka hequr shume peripeci ( kujtoj prinderit e mi). Koha te burreroi dhe sot je nje burre LAB qe di te ndash te miren nga e keqja, di te bashkosh dhe te percjellesh per brezat gjithe vetite e virtytet me te mira te nje te mencuri e te mocmi. Urtesia , guximi dhe qartesia reflektohet kudo. Nivica ka qene do jete nje dhe e dashur per ju dhe ne. Shkruan bukur e u jep hakun shokeve, epror apo vartes dhe shume pak per vete. Teper modest, megjithese kurre s�ke marre mbi vete ate qe s�te takonte. Krenaria jone,celesi i ecjes perpara. Gjithe strukturat e FA te RPSSH mbajten mbi supe realizimin e detyres supreme: jeten per atdheun, qe nga krijimi i te pares cete e deri ne vitin 1990, te cilat kane respektivisht meritat e tyre dhe ne unitet te plote realizuan endrren shekullore te popullit tone. Me kete rast shpreh respektin e nje kuadri ushtarak qe per mese 20 vjet sherbeu ne rradhet e UP atje ku kish nevoje atdheu. Jam edhe un krenar ashtu si dhe ju me nje ndjenje e krenari te ligjshme per cfare kemi bere. Kenaqeshim me punen, me rezultatet dhe kjo fale punes kerkuese, perpikmerise, korrektesise e guximit per te ecur para. Ndershmeria jone dhe shembulli i njeri tjetrit beri qe te mesonim shume. Dikur me ra rasti qe per disa here te sherbeja te ju dhe ju me dhate nje shembull per t�u patur zili. Shkruan me mall e dashuri per shoket e breza te tere aviatoresh. I kujton me mall e dashuri. Nepermjet tyre del ne pah edhe puna juaj si pilot e si instruktor apo si komisar, por mbi te gjitha i nje kuadri te komletuar qe ze fill nga lufta nacional-clirimtare. Me ke bere shok te mendimeve ,idealeve per te cilat luftove dhe do te ndieja kenaqesi qe te vazhdoni te shkruani me tej. Shoket dhe kohen i keni ne dispozicion. Nuk me mbetet tjeter vetem t�ju uroja e admiroja. Falemnderit shok! Durres 10 shkurt 2010 Shefi Bresho

Shkarkoni Flash Player per te pare kete animacion.